NËNSHKRUHET DEKLARATA PËR SFIDAT DHE AKTIVITETET E PËRBASHKËTA TË ADMINISTRATAVE EVROPIANE

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Naim Gjokaj, mori pjesë në konferencën ministrore EUPAN të organizuar në kuadër të Presidencës belge të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, sekretari shtetëror Gjokaj, në emër të Malit të Zi, nënshkroi Deklaratën e Gentit për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta të administratave evropiane.

Nënshkrues të Deklaratës janë komisioneri i BE-së, Johannes Hahn dhe komisionerja për Kohezionin dhe Reformën, Elisa Ferreira, si dhe nënkryetarja e Qeverisë së Belgjikës dhe njëherësh ministre e Ndërmarrjeve Publike, Administratës Publike, Postës dhe Telekomunikacionit, Petra Dr. Sutter dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Nënshkrimi i Deklaratës dhe Konferenca ishin një mundësi për të ndarë me kolegët e BE-së dhe Komisionit Evropian statusin aktual të reformës së administratës publike në Mal të Zi dhe planet për periudhën e ardhshme. Në këtë mënyrë Mali i Zi është afruar më shumë me familjen e administratave publike evropiane”, tha Gjokaj.

Rrjeti Evropian i Administratave Publike EUPAN është një rrjet jozyrtar i drejtorëve të përgjithshëm përgjegjës për administratën publike në vendet anëtare të BE-së, Komisionin Evropian dhe vendet vëzhguese.

Në fokus të takimit ministror ishin sfidat dhe perspektivat e menaxhimit të burimeve njerëzore, forcimi i kapaciteteve për krijimin e politikave të bazuara në fakte dhe shërbimi publik si një punëdhënës i mirë, si dhe rëndësia dhe roli i inteligjencës artificiale në administratën publike.

SHARE