MILLATOVIQ ME ZELENSKIN: MBËSHTETJE E MALIT TË ZI PËR UKRAINËN

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq u takua sot me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenski në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

Millatoviq mori pjesë në samit me ftesë të Zelenskit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gjatë bisedës me Zelenskin u konstatuan marrëdhënie të shkëlqyera ndërshtetërore dhe u konfirmua mbështetja e fuqishme e Malit të Zi për Ukrainën në kuadër të agresionit rus ndaj atij vendi.

Në takim u theksua rëndësia e vendimit të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit të Evropës.

SHARE