MILLATOVIQ: MBETEM I PËRKUSHTUAR NË POSTIN E PRESIDENTIT

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se pas dorëheqjes së tij nga Lëvizja „Evropa Tani“, ai do të mbetet i përkushtuar në postin e presidentit të shtetit dhe se nëse vendos për një veprim tjetër politik, do ta informojë opinionin me kohë.

Millatoviq u tha gazetarëve, duke folur për dorëheqjen e tij nga pozitat në Lëvizjen „Evropa Tani“, se gjithçka është e qartë për këtë.

Ai theksoi se nuk dëshiron që dorëheqja e tij të rëndojë opinionin malazez dhe të dëmtojë ish-shokët e tij partiakë.

“Në lidhje me disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht në muajt e fundit, nuk dua t’i jap më askujt legjitimitetin tim, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendimet që janë marrë dhe mënyrën e punës në kundërshtim me parimet mbi të cilat Lëvizja „Evropa Tani“ u themelua”, tha Millatoviq.

Ai tha se opinioni e pranon se i është përkushtuar plotësisht funksionit të presidentit të shtetit dhe kështu do të mbetet.

“Nëse vendos për një veprim tjetër politik, do ta informoj opinionin me kohë”, tha Millatoviq.

SHARE