Gjatë vitit 2022, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Malit të Zi ka lëshuar 68.414 pasaporta, është bërë e ditur nga ai departament.
Siç theksuan nga MPB, 427.741 shtetas malazezë kanë pasaporta të vlefshme.
“Në periudhën nga 1 janari 2022 deri më 1 janar 2023, kjo Ministri, në përputhje me kërkesat e shtetasve malazezë të paraqitura në njësitë/degët rajonale për çështje administrative, shtetësi dhe të huaj, si dhe përfaqësitë konsullore diplomatike në Frankfurt, New Jork dhe Beograd, kanë lëshuar 68.414 pasaporta”, njoftoi MPB.
Në regjistrimin e mëparshëm, të mbajtur në prill 2011, në Mal të Zi ishin regjistruar 620,029 banorë. Sot 427.741 kanë pasaportë.
“Sipas Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit, pasaporta është një dokument publik elektronik për identifikim personal që i lëshohet shtetasit malazez me qëllim të udhëtimit në një shtet tjetër, qëndrimit në një shtet tjetër, si dhe për kthim në Mal të Zi,“ rikujton MPB-ja.