Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në janar, sipas të dhënave të Monstat, ishte 757 euro dhe ishte 4.1 për qind më e lartë krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.
Paga mesatare neto në janar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 10.3 për qind. Paga mesatare bruto në janar ishte 940 euro.
“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në janar në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar shënuan rritje prej 0,4 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej 3,7 për qind”, thuhet në njoftim.