Nëse Qeveria e Malit të Zi, në dokumentin e nominimit për regjistrimin e materialit të trashëgimisë kulturore të njerëzimit të UNESCO-s, nuk tregon se marina e Bokës është trashëgimia e popullit kroat lidhur me kultin e Shën Tripunit, Iniciativa Qytetare Kroate, do largohet nga koalicionin qeverisës, deklaroi për TV Kotor, antari i kësaj parti, i cili insistoi të mbetet anonim.
Braktisja e koalicionit do të thotë, siç shpjegoi ai, dorëheqja e kryetares së partisë Marija Vuçinoviq, nga pozita ministrore dhe largimi i deputetit Adrijan Vuksanoviq, nga shumica parlamentare e përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratët, Partia Boshnjake dhe Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur “ ,(Forca ,UDSH, ASH).
Në këtë rast, Iniciativa Qytetare Kroate, do të largohej edhe nga qeverisja lokale në Tivat, e cila aty mbulon funksionin e nënkryetarit të komunës dhe do të mungonte, siç theksoi ai edhe mbështetja për kandidatin e PDS-së, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në MZ.
“Për shkak të rrugës evropiane dhe zhvillimore të Malit të Zi, jemi të vetëdijshëm për nevojën për të mbajtur një shumicë të qëndrueshme politike, por kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk mund të shkoj në dëm të kroatëve apo ndonjë popull tjetër. Ne e kemi për obligim moral të mbrojmë interesat e popullit kroat dhe është krejtësisht e qartë se nuk do të pranojmë marrjen e Marinës së Bokës, nga trashëgimia shpirtërore dhe kulturore kroate”, deklaroi ky person i paidentifikuar, i cili theksoi se këtë nominim, në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe praktikën evropiane, Mali i Zi dhe Kroacia është dashur ta paraqesin së bashku.