ISHP: 463 RASTE TË REJA DHE 7 VIKTIMA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1665 testime për Covid 19, nga të cilët 463 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar 7 viktima në pacientë nga: Bijello Pole (2), Tivari, Nikshiqi, Podgorica, Danillovgrad dhe Tivati. Numri më i madh i rasteve janë në: Podgoricë 172,  ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 567 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.619.

SHARE