NË TRE MUAJ, 1.027 VAJZA U VAKSINUAN KUNDËR VIRUSIT HPV

Epidemiologu në Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi, Milko Joksimoviq, tregon se për tre muaj janë vaksinuar kundër virusit HPV 1.027 vajza të moshës 9 vjeçare ose rreth 21 për qind, që është rezultat i mirë. Siç theksoi si i ftuar në programin e mëngjesit të TVMZ, pas muajit të parë të vaksinimit, trendi u ngadalësua pak në disa qytete, prandaj duhet të punojmë për ta mbajtur këtë histori në fokus. Ata kanë tashmë eksperiencat e para dhe udhëzimet e para se si të veprohet, ndaj pret që në fund të janarit të ketë një plan vaksinimi për fokus grupet e vajzave mbi 14 vjeç. Ai shton se vaksina ka mjaft, se është më e shtrenjta për t’u marrë, por përfitimi është i madh, sepse mbrojtja nga kanceri i qafës së mitrës gjatë jetës është deri në 90 për qind.

SHARE