ZENKA: LIGJI FORCON VLERAT E MALIT TË ZI SHUMËKOMBËSHE

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi kanë diskutuar sot projekt-ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën e Malit të Zi shumëkombëshe. Siç tha ai, miratimi i projekt-ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare do të forconte të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë aktin ligjor duke konsoliduar vlerat dhe duke justifikuar të gjitha gjërat pozitive që kanë arritur deri më tani. Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet kombëtare janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e shprehjes. “Si masë kompromisi, ky ligj është i mirë. Ne kemi mundësinë për të ndryshuar ligjin për më mirë, dhe shpresoj se do të bëjmë një deklaratë të qartë sepse ky ligj meriton mbështetjen tonë, ” tha Nimanbegu. Ai theksoi se duhet të ndërtohet një shoqëri e tolerancës. Nimanbegu shtoi se në asnjë demokraci të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. “Nuk ka diçka të tillë. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është një e drejtë themelore e njeriut .”

SHARE