Supë peshku

Supa e peshkut është një ndër më të rekomanduarat për nga vlerat ushqyese që mbart. Dhe mos mendoni se është shumë e vështirë për t’u përgatitur.

Përbërësit

  • 1 lugë gjelle salcë speci
  • Erëza të përziera (kryesisht kripë, rigon, piper)
  • 4 thelpi hudhra të grira imët
  • 200 gram domate qershi
  • 1 finok i prerë në copa të vogla
  • ½ presh i prerë imët
  • 2 patate të prerë në kubik
  • 300 ml lëng perimesh të ziera
  • 200 ml verë e bardhë
  • 200 ml pana
  • vaj ulliri
  • 300 gram salmon
  • 300 gram tul merluci.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqni preshin.
  2. Shtoni patatet, finokun, erëzat. I trazoni mirë dhe i lini të skuqen për disa minuta.
  3. Shtoni salcën e specit dhe verën. I përzieni mirë.
  4. Shtoni edhe lëngun e perimeve pas disa minutash shtoni panën.
  5. Trazojeni vazhdimisht!
  6. Shtoni domatet qershi dhe e lini supën të ziejë për 15 minuta.
  7. Më pas i shtoni peshkun.
  8. E lini 3 minuta dhe e hiqni .
  9. Në fund supën e spërkasim me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
  10. Shërbejeni supën të ngrohtë!
SHARE