Një ditë pas tërmetit të fuqishem që goditi qytetet kryesore të Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama adresoi situatën në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave në Shqipëri.
Kryeministri foli për bilancin e deri tanishëm ku raportohen:
24 të vdekur
657 të plagosur
45 të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit
Ndër të tjera kryeministri shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme e Emergjencës Natyrore në perimetrin Tiranë dhe Durrës.
Rama gjithashtu tha se sot me datë 27.11. hyn në fuqi plani operacional i akomodimit të përkohshëm për familjet e mbetura pa strehë, në infrastrukturën e hotelerisë në vijën bregdetare Tiranë-Durrës.