SHKURTOHET MANDATI I KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT, KOMUNË NË KUADËR TË KRYEQYTETIT

Sot në seancën e Komunës së Tuzit u bë shkurtimi i mandatit të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Kjo iniciative erdhi me propozim të partive në pozitë PDS-UDSH, PB,SD. Shkurtimi i mandatit të këshilltarëve u votua me votat e këshilltarëve të koalicionit qeverisës të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarëve si dhe të këshilltarëve të Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Malit të Zi Demokratik, nga radha e opozitës.

Mandati i këshilltarëve/eve të Kuvendit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz,  përfundon me ditën e verifikimit të mandatit të këshilltarëve në seancën e parë të Kuvendit të komunës së Tuzit. Ky Vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.

Me shkurtimin e mandatit, Malësia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, por për dallim nga herët tjera tani do garojnë si këshilltarë të Komunës së plotë të Tuzit.   Kuvendi i ri i Komunës së Tuzit, do numërojë 32 këshilltarë.  Zgjedhjet e reja për Komunë të plotë,  zyrtarisht , pritet ti shpallin Presidenti i MZ, në ditët në vijim.

SHARE