Foto: Ilustrim
Zjarrfikësit-shpëtimtarë nga i gjithë Mali i Zi kanë paralajmëruar protestë më 16 nëntor para Kuvendit, pasi propozimi për rritjen e koeficientit të pagave nga 7,3 në 9,5 nuk mori mbështetjen e nevojshme në komisionin parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.
Ata kërkojnë përmirësimin e statusit profesional dhe kushteve financiare, duke vlerësuar se paga aktuale prej 657 eurosh nuk pasqyron përgjegjësinë dhe rrezikun e përditshëm të punës së tyre.
Zjarrfikësit theksojnë se, ndonëse shpesh cilësohen si heronj për guximin dhe angazhimin në shpëtimin e jetëve, mbështetja konkrete për rritjen e pagave vazhdon të mungojë.










