TRENAT SPECIALË PËR TURISTËT NGA GJENEVA DHE BUDAPESTI NË TIVAR

Transporti i udhëtarëve me hekurudhë po bëhet pjesë e rëndësishme e ofertës turistike malazeze, kështu që më 20 shtator në Mal të Zi hyri një tren special duke sjellë pasagjerët në një udhëtim tetë ditor nga Gjeneva në Tivar dhe më 24 shtator pasoi një tren special nga Budapesti në Tivar.

Këto udhëtime ideale njëditore ose gjysmë ditore me tren mund të jenë linja të rregullta, njoftojnë nga Transporti Hekurudhor i Malit të Zi.

Përveç turistëve gjermanë të cilët ishin mysafirë pothuajse të përditshëm këtë sezon, në Mal të Zi këto ditë kanë mbërritur edhe turistë nga Hungaria dhe Zvicra me trena special të organizuar në bashkëpunim me Transportin Hekurudhor të Malit të Zi – Podgoricë.

SHARE