Era e fortë nga drejtimet e veriut, përhapi në mëngjes zjarrin në Ullishtën e Ulqinit dhe e zgjeroi atë edhe në zënën Mendrës të Valdanosit, gjegjësisht në rripin bregdetarë.
“Situata është alarmante. Në ndihmë për të fikur zjarrin erdhën edhe Ushtria dhe Drejtoria e Sigurimit bregdetarë”, deklaroi për portalin Ul-Info shefi i shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti.
Ai shtoi se është digjur edhe një kasollë në vendbanimin Kruçë.
“Me ndihmën e kolegëve nga Tivari kemi arritur të ndalojmë mpërhapjene zjarrit në disa shtëpia për rreth”, theksoi Mehmeti.