KONJUFCA: PDK ME QËNDRIME TË VJETRA, LDK MË E HAPUR PËR MARRËVESHJE

Gjatë takimeve me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), janë shfaqur qëndrime të njëjta me ato të mëparshme, ka deklaruar zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, duke folur për procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Konjufca tha për mediat kosovare se, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është se kjo parti ka një vullnet më të madh për tejkalimin e situatës aktuale politike.

“Ka gatishmëri më të lartë nga LDK-ja dhe mendoj se opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje janë në përpjesëtim me vullnetin politik. Sa më i madh të jetë vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim, aq më shumë rriten mundësitë për të gjetur zgjidhje”, u shpreh Konjufca.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar që seanca konstituive e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e qershorit, të mbahet më 6 gusht.

Sipas analistëve politikë, partitë ende nuk kanë dhënë sinjale konkrete për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

SHARE