Në rrugën magjistrale Tivarë-Ulqin, sot rreth orës 7:20 të mëngjesit, ndodhivaksident i rëndë automobilistik, në të cilën humbi jetën i riu 19 vjeçar Ervin Nikeziq.
Në këtë aksident edhe disa persona tjerë morën lëndime të renda trupore. Ata deri me tani janë duke u kujdesur nga shërbimi mjekësor në Klinikën e përgjithshme në Tivarë. Në aksidentin, i cili ndodhi tek tuneli i katërt Qafa, nga drejtimi i Tivarit për në Ulqin, pësuan aksident tre automobila dhe një Kamionetë.
Për shkak të kësaj ngjarje komunikacioni në rrugën Ulqin – Tivarë. ishte i ndërprerë për disa orë.