GVOZDENOVIQ: MALI I ZI KONTRIBUON NË STABILIZIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Rezultatet e Malit të Zi që nga rivendosja e pavarësisë e kanë bërë atë jo vetëm një anëtare të NATO-s dhe nantarecnë prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por gjithashtu vazhdimisht kontribuon në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi nënkryetari i Parlamentit të MZ, Branimir Gvozdenoviq.

Nga Parlamenti i Malit të Zi, është kumtuar se delegacioni nga Grupi i Miqësisë Polake, i kryesuar nga Presidenti Gzegozho Matusjak, qëndroi për vizitë zyrtare në Malin e Zi ,nga e hëna, me ftesë të Gvozdenoviq, i cili është Kryetar i Grupit të Miqësisë me Parlamentin e Polonisë.

“Rezultatet e arritura nga Mali i Zi që nga rivendosja e pavarësisë e kanë bërë që ajo të jetë jo vetëm anëtare e NATO-s dhe në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por gjithashtu vazhdimisht kontribuon në stabilizimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Gvozdenoviq.

Matusjak tha se forcimi i bashkëpunimit parlamentar ishte një nga shtyllat e marrëdhënieve dypalëshe dhe shtoi se Polonia është e vendosur të mbështesë Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit të saj të plotë në BE, duke pasur parasysh progresin e saj në procesin e negociatave dhe zbatimin e suksesshëm të procesit të reformës në vend.

SHARE