BOSHKOVIQ: BASHKPËUNIM ME VENDET ANËTARE DERI TË ARRITJA E QËLLIMEVE NË NATO-s

Qëllimet e aleancës së NATO-s mund të arrihen vetëm nga forcat e përbashkëta dhe bashkëpunimi intensiv i shteteve anëtare, tha ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi,  Predrag Boshkoviq, i cili shtoi se Ministria të cilën ai drejton do të vazhdojë të trashëgojë bashkëpunim të mirë me partnerët e huaj.

Boshkoviq sot u takua me përfaqësuesit e sapoemëruar të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Ilija Dakoviq, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Darko Vukoviq dhe Esmer Gashanin në Gjermani.

Siç është kumtuar nga kjo Ministri, Boshkoviq tha se pret që të dërguarit e sapoemëruar të përmirësojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe ekzistuese dhe të zhvillojnë projekte të reja  në fushën e mbrojtjes.

“Duke folur për detyrat prioritare që i presin ata në detyrat e reja,  është theksuar mbështetja e plotë e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, më qëllim të forcimit të bashkëpunimit bilateral të mbrojtjes me partnerët dhe aleatët e huaj”, thuhet në deklaratë.

SHARE