KRIZA NGA I NXEHTI PËRVËLUES

Qeveria japoneze u ka bërë thirrje banorëve të Tokios dhe zonave përreth që të përdorin më pak energji elektrike hënën, teksa është paralajmëruar se mund të ketë mungesa, meqë vendi është duke u përballur me valë të të nxehtit. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë pret që kërkesa për energji elektrike  të jetë jashtëzakonisht e madhe pasdite. Sipas ministrisë, njerëzit duhet të ndalin shpenzimet e panevojshme të energjisë, por që të përdorin kondicionerin, për të parandaluar sulmet e të nxehtit. Sektori i energjisë në Japoni është përballur me vështirësi pas një tërmeti që është regjistruar në rajonin verilindor në muajin mars, çka ka rezultuar me pezullim të punës në disa centrale bërthamore. Prej disa javësh autoritetet kanë paralajmëruar për krizë energjetike, teksa rriten temperaturat. Përgjatë fundjavës, temperaturat në qendër të Tokios kanë arritur në mbi 35 gradë Celsius, derisa qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë rekorde prej 40.2 gradësh Celsius.

SHARE