SHQIPËRIA MERR DRITËN JESHILE PËR FAZËN E MBYLLJES SË KAPITUJVE ME BE

Pas disa muajsh polemika të brendshme e diskutime të shumta prej vendeve antare, Shqipëria ia doli të avacojnë me anëtarësimin në BE duke nisur mbylljen e 33 kapitujve.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quan krenari për Shqipërinë faktin që çdo hap po bëhet edhe më shumë europiane, duke e quajtur anëtarësimin si një martesë me Unionin.

Gjatë konferencës së tetë ndërqeveritare, Kryeministri Rama u tregua optimist dhe sipas tij ky është vetëm fillimi i një procesi që shqiptarët e kanë kërkuar prej kohësh.

“Kemi thyer një tjetër rekord, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt. Ne kaluam nga kjo te faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme e cila bëhet sërish brenda një afati shumë të shkurtër. Ndihemi krenar por kemi dhe shumë përgjegjësi sepse nuk është fundi por është fillimi i fundit”, tha shefi i qeverisë shqiptare.

Tashmë Shqipëria duhet të punojë për mbylljen e grupkapitujve që sipas zyrtarëve të lartë të unionit, do të jetë edhe testi me i madh për Shqipërinë.

SHARE