ULQIN: KËTË JAVË HAPJA E HOTELEVE TË MËDHA

Këtë javë do të hapen praktikisht të gjithë hotelet e mëdha në rivierën e Ulqinit. Grupet e para të turistëve nga rajoni dhe Europa Perëndimore tashmë kanë mbërritur. Prilli është muaji kur tradicionalisht fillon sezoni turistik, ndërsa vala e pare e madhe vjen për festat e një majit. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe, ndërsa rezervimet e turistëve tregojnë se vullneti për udhëtim dhe pushim është më i madh se asnjëherë. Prandaj në Organizatën Turistike të Ulqinit me optimizëm e presin sezonin e ardhshëm dhe paralajmërojnë pjesëmarrjen në panairet e turizmit në Prishtinë në fillim të majit.

SHARE