Samsung Galaxy Z Flip 3 Pokemon Edition u shit në pak minuta

Edicioni special i Samsung i telefonit inteligjent Galaxy Z Flip 3 i quajtur Pokemon Edition u shit në Korenë e Jugut në vetëm disa minuta.

Shitja u hap përmes Dyqanit Galaxy Campus të Samsung në Seul dhe dyqanit online, dhe të gjitha pajisjet e disponueshme u shitën në vetëm pak minuta për 1024 dollarë.

Edicioni special, pra paketa, përfshin një kuti të dizajnuar me temën e Pokemon-it popullor, një smartphone, një çantë speciale Pokemon, ngjitëse Pikachu, një mbajtës celulari Pokeball dhe një unazë çelësash Pikachu.

Gjithashtu pjesë e paketës është edhe një plan sigurimi njëvjeçar Samsung Care +.

Nuk dihet nëse kjo paketë speciale do të jetë e disponueshme në tregje të tjera përveç Koresë së Jugut. /Telegrafi/

SHARE