Mali i Zi është një hap larg epidemisë së lirë, paralajmëroi epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), dr. Milko Joksimoviq. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, edhe pse nuk është e detyrueshme. “Lloji Omicron nuk është aq i rrezikshëm për të rinjtë si dikur, por rreziku ende nuk ka kaluar plotësisht. Ky lloj i virusit është ende i rrezikshëm për të moshuarit dhe njerëzit që kanë një lloj sëmundjeje kronike,” theksoi Joksimoviq. Fakti që mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme, thotë Joksimoviq, nuk do të thotë se nuk rekomandohet. Ai prezantoi edhe vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vitin 2020, të cilat tregojnë se Mali i Zi ka incidencën dhe shkallën më të lartë të vdekjeve nga forma invazive e kancerit të qafës së mitrës në Evropë”, ka theksuar Joksimoviq.