ISH-PUNONJËSIT E MONTENEGRO AIRLINES DO TË BLLOKOJNË SËRISH RRUGËN PËR NË AEROPORTIN E PODGORICËS

Ish-punonjësit e Montenegro Airlines (MA) do të shënojnë nesër vitin e falimentimit, duke bllokuar sërish rrugën për në aeroportin e Podgoricës. Ish-punonjësit njoftuan se rruga do të jetë e bllokuar për gjysmë ore, duke filluar nga ora 13:30. “Në tubimin e protestës do të përsërisim edhe një herë kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të shtetit ndaj ish-punonjësve dhe do të kujtojmë pengesat e institucioneve që nga futja e falimentimit”, thuhet në njoftim. Ata u bënë thirrje të gjithë ish-punonjësve dhe familjarëve të tyre, si dhe miqve të MA që t’i bashkohen protestës.“Meqenëse edhe Qeveria e Malit të Zi humb funksionimin në të njëjtën ditë, ftojmë Zdravko Krivokapiq, Mlladen Bojaniq, Millojko Spajiq, Jakov Millatoviq dhe ministra të tjerë që së bashku me ne të ngrenë zërin dhe të mbështesin iniciativën për respektim e të drejtave tëpunëtorëve”, përfundon deklarata.

SHARE