INSTITUTI: 81 RASTE TË REJA, ASNJË VDEKJE

Në Mal të Zi nuk ka asnjë vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 81 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorë të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 1,289 mostra për koronavirusin e ri.Në 24 orët e fundit, është raportuar shërimi i 71 pacientëve dhe aktualisht janë 618 raste aktive të COVID-19 në Mal të Zi.

SHARE