VUKOVIQ: QEVERIA TI SIGUROJ MEDIAVE PUNË PA PENGESA

Kryetari i Kuvendit të Qendrës për medie Dragolub Vukoviq i bëri thirrje Qeverisë së Malit të Zi që urgjentisht dhe pa vonesë, të marrë masa për të siguruar lirinë e fjalës dhe punën e pa shqetësuar të shumicës së medieve në Mal të Zi.

“Kushtet në të cilat shumica e medieve të cilat nuk I kontrollon pushteti, përfshirë edhe  servisin publik, janë përkeqësuar në mënyrë drastike në periudhën e mëparshme, ku përpos kritikave të ekspertëve vendas, këtë e dëshmon edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Reporteret pa Kufij@, theksoi Vukoviq në konference për shtyp.

Ai rikujton se vlerësimet më të këqija në raportin e këtij viti për Malin e Zi kanë të bëjnë me sferën e medies.

“Për fat të keq, këto vlerësime perceptohen në mënyrë të paarsyeshme në Qeveri, ndërsa funksionarët e saj, siç është Zhelko Rutoviq, drejtori i Drejtorisë së medies në ministrinë e kulturës, mendojnë se situata nuk është e keqe pasiqë Komisioni Evropian nuk e ka shkruar se në këtë fushë nuk kishte kthim mbrapa”, deklaroi Vukoviq.

SHARE