Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq falënderoi punonjësit e mediave për raportim cilësor dhe profesional në një përpjekje të përbashkët për tu mbrojtur nga epidemia e koronavirusit. “Bashkëpunimi i mirë me Këshillin Koordinues Nacional, sistemin e kujdesit shëndetësor dhe institucionet e tjera, dhe vendosja e të gjitha informacioneve në kontekstin e mbrojtjes së qytetarëve dhe shtetit – meritojnë respekt dhe mbështetje. Falënderoj mediat e shkruara dhe elektronike për cilësinë dhe raportimin profesional në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbrojtur veten nga epidemia, “shkroi Kryeministri në Twitter.