VARHELI: PO VIJ ME NJË MESAZH TË QARTË – JEMI GATI TË MBYLLIM STANDARDET E PËRKOHSHME

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq i ka uruar mirëseardhje komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheli, i cili sot dhe nesër do të qëndroj në Mal të Zi.

Varheli ka thënë në rrjetin social “X” se po vjen me një mesazh të qartë se Mali i Zi është vendi kandidat që ka bërë më shumë progres në procesin e negociatave.

„Synimi ynë është që Mali i Zi të kalojë në fazën tjetër. Ne jemi gati të mbyllim standardet e përkohshme. Ne jemi të përkushtuar bashkërisht për përparim të mëtejshëm,“ tha ai.

Kryeministri Spajiq falënderoi komisionerin Varheli për mbështetjen e tij të fuqishme. „Me një inkurajim të tillë do të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian,“ tha kryeministri në rrjetin X.

Kryeministri do të shtrojë një darkë për nder të vizitës së Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, e cila do të zhvillohet sonte (27 shkurt) në Villa Goricë me fillim në ora 20:00.

SHARE