MINISTRI DUKAJ KA URUAR DITËN BOTËRORE TË OJQ-ve

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se organizatat joqeveritare janë promovues të përhershëm të demokracisë dhe interesit publik.

„Ata mbështesin reformën e administratës publike dhe ne si ministri gjegjëse i përfshijmë në aktivitete të rëndësishme. Dora jonë do të jetë gjithmonë e zgjatur për bashkëpunim me OJQ-të dhe sektorin civil, andaj në këtë drejtim kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Ligji mbi OJQ-të, i hartuar sipas standardeve evropiane, është në fazën përfundimtare. Në partneritet me sektorin e OJQ-ve, ne mund ta demokratizojmë shoqërinë më shpejt dhe më lehtë!,“ thuhet në urimin e ministrit Dukaj.

SHARE