Gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues për punësim

Gjuha Angleze është gjuha zyrtare e 53 vendeve duke e bërë atë një nga gjuhët më të folura në botë. Kompanitë i rekrutojnë punonjësit të cilët zotërojnë njohuri dhe diplomë në Gjuhë Angleze.Pra, diploma e programit të Gjuhës Angleze mund të hap dyer të shumta pas diplomimit. Mediat mund të jenë të përshtatshme për një diplomuar të Gjuhës Angleze, pasi ato ofrojnë një mënyrë të mirë për të aplikuar njohuritë në gjuhën e shkruar. Mësimdhënia është një tjetër mundësi nga arsimi fillor deri në universitet, anglishtja si lëndë konsiderohet e rëndësishme në të gjitha fazat. 

Pra në përgjithësi, diploma e Gjuhës Angleze vlerësohet nga punëdhënësit për shkak të aftësive të shumta të transferueshme që posedon. Një shëmbull konkret është dhe e ftuara në emisionin “Të rinjtë në Fokus”, Donika Berishaj.Berishaj është diplomuar në Universitetin ” Mediteran” në Podgoricë, dega që ajo ka zgjedhur është Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Gjatë emisionit Donika Berishaj mes tjerash tregoi për rrugëtimin dhe aventurat e shumta të saj dhe inspiroi studentët që të ndjekin pasionin e tyre dhe të arrijnë në krye të gjërave.

Donika vazhdon të ndjekë ëndërrat e saja, në profesion dhe në jetë. Ajo gjatë studimeve u bë pjesë një numëri të madh të projekteve të ndryshme, ajo sugjëron që të rinjtë të jenë aktiv dhe të shkëmbejnë njohurit e tyre me të tjerët, e pse jo dukë u kyçur në projekte të ndryshme që mund të ju ofrohën.

Si studente ajo ka punuar si vullnetare, por edhe kundrejt pagesës, çdo gjë e ka arrit me shumë sukses falë menaxhimt të kohës në menyrë të duhur.

Sot, Donika punon nga shtëpia online për një kompani Amerikane, gjë të cilën e bën më shumë pasion.

Mbi planet për të ardhmen ajo na tregoi se dëshiron që një ditë të ketë një biznes të saj.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE