DODIK PARAQITI NJË PROPOZIM PËR NJË MARRËVESHJE MBI LIDHJET SPECIALE / MANDIQ: DO TË HAPË NJË DIALOG MBI KËTË ÇËSHTJE

Millorad Dodik, president i entitetit boshnjak-hercegovinez Republika Srpska, tha se ai i paraqiti një propozim për një marrëveshje mbi lidhjet speciale kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi dhe liderit të Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, ndërsa kryetari i Kuvendit tha se për këtë çështje do të hapë një dialog me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Mandiqin në Kuvend, Dodik tha se përmes Marrëveshjes së Dejtonit, Republika Srpska ka të drejtën e marrëdhënieve të veçanta me fqinjët e saj dhe për këtë ata duan të krijojnë marrëveshje me Malin e Zi.

“Ne besojmë se nuk ka asnjë arsye që Mali i Zi të mos e pranojë, marrëveshja i është dorëzuar kryetarit Mandiq. Kjo nuk është asgjë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, por kjo është një marrëveshje në fushat e infrastrukturës, sportit, arsimit, shkencës dhe kulturës – gjithçka që përfaqëson komunikimin normal midis komuniteteve, shteteve dhe popujve”, shpjegoi Dodik.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se do të hapë dialog me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës për atë marrëveshje.

“RS kërkon të ndërtojë marrëdhënie me Malin e Zi, i cili dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me RS. Kjo nuk është në dëm të asnjë qytetari. Këto tre projekte janë në dobi të buxhetit dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Do të flasim edhe me Shqipërinë për Bunën, Liqenin e Shkodrës, me Serbinë për Limin”, shtoi Mandiq.

Vlen të ceket se një grup qytetarësh u mblodhën në ndërtesën e Kuvendit, në shenjë proteste kundër ardhjes së Millorad Dodik, presidentit të entitetit boshnjak-hercegovinez Republika Srpska.

SHARE