DUKAJ MERR PJESË NË MBRËMJEN KUSHTUAR PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj muar pjesë në mbrëmjen kushtuar përkujtimit të Holokaustit, të organizuar nga Israeli House Albania.

Në mbrëmjen përkujtimore, ministri Dukaj theksoi: “Sot, me trishtim dhe respekt kujtojmë Holokaustin – vuajtjet dhe vdekjen e miliona njerëzve të pafajshëm që ishin viktima të idesë së çmendur naziste. Duke dënuar gjithmonë, publikisht, qartë dhe me zë të lartë mizorinë e atyre që mbajnë përgjegjësi, ne i japim një shans idesë së lirisë, unitetit dhe paqes në botë”.

Më 27 janar, në ditën e çlirimit të kampit famëkeq të përqendrimit të Auschëitz-Birkenau në 1945-tën, bota kujton 6 milionë viktimat hebreje të holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazistëve gjermanë.

SHARE