IDEALET E TOLERANCËS DO TË MBIZOTËROJNË GJITHMONË MBI NXITJEN E URREJTJES DHE DHUNËS

Idealet e tolerancës, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dallimeve civilizuese, kulturore dhe historike, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi përpjekjet për të ringjallur të kaluarën dhe për të nxitur urrejtje dhe dhunë, tha presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Me veprimet tona të vendosura, ne po përcjellim një mesazh të qartë për gjeneratat e ardhshme: Holokausti – Kurrë më, tha Presidenti me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit. Në shumë vende evropiane dita e sotme shënon një rëndësi të veçantë, pasi është Dita e Kujtesës për të mos harruar shfarosjen naziste të gjashtë milion hebrenjve.

SHARE