Sot është mbajtur seanca e parë e Këshillit për Reformë në Administratën Publike, e kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq.
Seanca e parë e Këshillit ishte një mundësi që anëtarët e sapoemëruar të njihen me punën e mëparshme të këtij organi këshillimor, të shqyrtojnë rezultatet e arritura në procesin e reformës së administratës publike në Mal të Zi, të analizojnë sfidat dhe të bien dakord për hapat e ardhshëm në zbatimin e kuadrit strategjik të përcaktuar.
Kryeministri Spajiq theksoi rëndësinë e procesit të reformave për administratën, qytetarët dhe ekonominë malazeze dhe theksoi nevojën për përfshirje shtesë të të gjitha institucioneve kompetente për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe krijimin e një administrate publike që do të jetë homologe e administratave evropiane.
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj i njohu anëtarët e Këshillit me rezultatet e Ministrisë së Administratës Publike dhe aktivitetet që janë duke u realizuar në procesin e koordinimit të reformës së administratës publike dhe funksionimit të Këshillit për Reformën e Administratës Publike, duke theksuar veçanërisht domosdoshmërinë e sinergjisë të të gjitha institucioneve të sistemit dhe vendosmërinë për vendimmarrje dhe veprim të përbashkët.