Kida dhe Dafina Zeqiri publikojnë duetin “Ai me mu so”

Dy këngëtaret e njohura të skenës muzikore shqiptare, Kida dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar projektin e radhës.

Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “Ai me mu so” që është bashkëpunimi i tyre i dytë me radhë.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Si Dafina ashtu edhe Kida përveç tjerash duken tejet joshëse në videoklip dhe të veshura me shumë stil teksa shfaqen me dukje të ndryshme.

Kënga vjen me tekst të Elinel, ndërsa theksojmë që për muzikën është përkujdesur SBS ENT.

Melodia u realizua nga Kida, Dafina dhe Bardhi teksa ana vizuale iu besua produksionit “Sekuence”.

Kujtojmë që më parë Kida dhe Dafina kishin bashkëpunuar në këngën “Luje belin” që e sollën në muajt e sezonit të verës që lamë pas dhe u kthye në një hit veror. /Telegrafi/

SHARE