Me rastin e festës së Vitit të Ri ditë jo pune do të jenë, e mërkura dhe e enjta, konkretisht data 1 dhe 2 janar ndërsa të punësuarit që i përkasin fesë ortodokse, do të kenë pushim për Krishtlindje me 6,7 dhe 8 janar.
“Organet shtetërore, të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike si dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruar të sigurojnë në festa kryerjen e punëve, përfundimi i të cilave mund të ketë efekte të dëmshme për qytetarët ose shtetin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale.