ABAZOVIQ: NË NËNTË MUAJ AFRO 850 MILIONË EURO INVESTIME TË HUAJA

Kryeministri Dritan Abazoviq theksoi se në nëntë muajt e parë janë bërë gati 850 milionë investime të huaja direkte në Mal të Zi. Siç thekson ai, deri në fund të vitit ka shumë mundësi që të arrijë një miliard euro. “Në vend të propagandës, urrejtjes dhe komplekseve le të flasin rezultatet, investimet e huaja shtetërore në vendin tonë janë 70% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arrijnë në afër 850 milionë, dhe deri në fund të vitit është shumë e mundur se do të arrijnë një miliard euro. Optimizmi për Malin e Zi është më se i themeluar, e rëndësishme është që të mos na lëkundet ata që e panë atë miliard në xhepat e tyre në vend të buxhetit”, theksoi Abazoviq në një postim në Telegram. Siç shtoi ai, politika e së kaluarës ka marrë fund, “ne zgjedhim progresin, përparimin dhe stabilitetin”.

SHARE