MBAHET MBLEDHJA E PËRBASHKËT QEVERITARE SHQIPËRI-KOSOVË

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, është zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit. Në hapje të mbledhjes fjalimet e tyre i kanë mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka thënë se tregu i përbashkët i punës, lehtësimi i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësimi për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregullimi i regjimit lokal të kufirit, njohja e diplomave, lehtësimi i kontrolleve në dogana,shërbimet konsullore në ndërtesa të përbashkëta – janë marrëveshjet që u nënshkruan sot. Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësinë e zbatimit të tyre, sepse “ato janë me rëndësi sa ekonomike, aq edhe historike”. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi ka thënë se para sezonës së verës së ardhshme qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi.

SHARE