REGJISTROHEN 10 VIKTIMA SI PASOJË E COVID19

508 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi. Poashtu është bërë e ditur se dhjetë persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga Podgorica (3), Mojkovci (2), Andrijevica, Rozhaja, Nikshiqi, Tivari dhe Bijello Pole. Më së shumti raste janë shënuar në Podgoricl, 203, pastaj Nikshiq, 78, në komunën e Tuzit janë regjistruar 3 raste të reja. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 33,313. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 460dhe që nga fillimi i vitit 469.

SHARE