Të nderuar bashkëkombas!
Me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, data 27 nëntor 2019 shpallet Ditë Zie në Republikën e Shqipërisë.
Libri i ngushëllimeve për të gjithë jetet e humbura në këtë fatkeqësi natyrore do të hapet në Ambasaden e Shqipërisë në Podgoricë në datat 27 dhe 28 nëntor 2019 në oraret 12.00 – 17.00 si dhe do të pranohen dhe mirëpriten edhe në adresen elektronike Condolences@mfa.gov.al
Ambasada e Shqipërisë ju shpreh mirënjohje për mesazhet tuaja të ngrohta dhe solidaritetin e treguar për shtetin amë dhe të gjithë familjet e demtuara.