FILLON VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL NË PODGORICË, ZETË DHE TUZ

Foto: Ilustrim

Qytetarët e Podgoricës, Zetës dhe Tuzit mund të vaksinohen nga sot kundër gripit sezonal në të gjitha pikat e Qendrës Shëndetësore të kryeqytetit, pranë mjekëve të përzgjedhur për të rriturit.

Vaksinimi do të kryhet sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik dhe u rekomandohet veçanërisht personave mbi 65 vjeç, atyre me sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes, zemrës dhe veshkave, personave me diabet dhe imunitet të dobësuar, si dhe pacientëve me organe të transplantuara.

Vaksinimi rekomandohet gjithashtu për personat me sëmundje kronike që jetojnë në institucione kolektive dhe për punonjësit shëndetësorë.

Nga Qendra Shëndetësore u bëhet thirrje qytetarëve, veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë, të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të personave përreth.

SHARE