Në fundjavë, një paketë me dhjetë vezë është shitur nëpër dyqane me 2.25 euro, që është rritja e dytë e këtij ushqimi për këtë vit, shkruan Pobjeda. Ndonëse, siç u theksua, ministri i Bujqësisë, Vladimir Jokoviq, javën e kaluar njoftoi se departamenti i tij do të bëjë gjithçka për të parandaluar rritjen e çmimit të vezëve, çmimet e reja – 35 cent, të cilat tashmë janë në treg. Prodhuesit nisën negociatat për rritjen e çmimit të vezëve me ministrinë përkatëse në datën 14 tetor, kur paraqitën këtë faturë. Prodhuesit pohojnë se arsyet e rritjes së çmimit janë rritja e çmimit të inputeve, përkatësisht lëndëve të para për ushqimin e pulave vezore – misri, luledielli, soja, si dhe rritja e çmimit të ambalazheve të letrës, karburantit dhe forcës puntore. Vitin e kaluar në prill, qeveria uli tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për vezët nga 21 në shtatë për qind. Në fillim të muajit mars të këtij viti, çmimi i një pakete me dhjetë vezë u rrit me 19 për qind në 1.9 euro.