ABAZOVIQ: PËRMES ZGJEDHJEVE TË FITOHET NJË KONFIGURIM I RI I PARLAMENTIT

Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse LQ URA do të mbështesë iniciativat për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, nëse ndodhin, tha se në atë parti besojnë se është e pashmangshme të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, konkretisht  konfuzionit politik që ekziston në Mal të Zi. Zgjedhjet, siç tha ai, janë një zgjidhje krejtësisht optimale. “Kemi pasur zgjedhje lokale, kemi ndryshim në konfigurimin e skenës politike”, tha Abazoviq.  E gjithë kjo, siç tha ai, duhet disi të legjitimohet përmes parlamentit shtetëror. “Nuk kam asgjë kundër, përkundrazi, mendoj se është një zgjidhje e mirë.  Megjithatë, ne duhet të biem dakord për datën e zgjedhjeve, nëse do të jenë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale.  Është mjaft logjike që brenda spektrit politik të shohim se cila është zgjidhja më e mirë”, tha Abazoviq. Ai ka vlerësuar se atmosfera pas zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën është ndryshe dhe se tensionet janë ulur. Abazoviq tha se skena është demonopolizuar. “ Gjithashtu forcon shoqërinë civile pa marrë parasysh gjithçka, kështu që mendoj se do të ishte mirë që në zgjedhjet e reja të marrim një konfigurim të ri të parlamentit shtetëror dhe pastaj të zgjidhim problemet e tjera të akumuluara”, shtoi Abazoviq. 

SHARE