550 VAJZA MORËN DOZËN E PARË TË VAKSINËS HPV

Dozën e parë e vaksinës së papillomavirusit (HPV), një muaj pas fillimit të vaksinimit, e muaren 550 vajza nëntëvjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi (ISHP). Vaksinimi me vaksinën HPV në Mal të Zi filloi më 26 shtator. Në faqen e ISHP-së thuhet se kanceri i qafës së mitrës aktualisht është në mesin e pesë lokalizimeve kryesore kur bëhet fjalë për sëmundjet malinje te femrat në Mal të Zi. “Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2020, Mali i Zi ka shkallën më të lartë të incidencës të standardizuar sipas moshës (26.2/100,000 gra) dhe shkallën e vdekjes (10,5/100,000 gra) nga kanceri i qafës së mitrës në Evropë”, thanë nga Insituti.

SHARE