KF “DEÇIQ” BARAZON ME BUDUQNOST NË PODGORICË

Skuadra e Deçiqit barazoi 2:2 mbrëmë në Podogricë në ndeshjën me Buduqnost dhe vazhdon të mbajë statusin e skuadrës së vetme të pamposhtur në Ligën e Parë të Malit të Zi. Buduqnosti e filloi mirë ndeshjen dhe me golat e Qukoviq dhe Bojoviq, ata në minutën e 16-të ishin në epërsi 2:0. Skuadra e Deçiqit nuk u dorëzua dhe në pjesën e parë arriti të zvogëlojë rezultatin në 2:1 me një gol të bukur të sulmuesit Ilir Camaj. Në pjesën e dytë sërish me gol të Camaj në minutën e 69-të Deçiqi arriti të barazonte rezultatin.

SHARE