KOMUNA E ULQINIT NDALON AKTIVITETIN E KISHËS ORTODOKSE SERBE NË KALANË E ULQINIT

Para disa ditëve Kisha ortodokse serbe kishte njoftuar për  ditën e enjte, me 27.9.2018, një aktivitet të sajin në Kalanë e Ulqinit.

Ky njoftim ishte publikuar nëpërmes faqes në facebook Pravoslavni Ulcinj. Sot, po në të njëjtën faqe mund të lexohej një njoftim tjetër për një ndalesë të aktivitetit të lartpërmendur nga ana e Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

”Të dashur vëllezër e motra, komuna e Ulqinit ka ndaluar shërbimin e adhurimit nesër në Krstovdan në Qytetin e Vjetër. Shërbimi do të bëhet në katedralë në orën 9:00. Ju lutemi mos ngrini ndonjë tension në lidhje me këtë vendim, sepse në ditët në vijim do të përpiqemi të zgjidhim problemin me institucionet kompetente në mënyrë të ligjshme, për të ardhmen. Forca  nuk qendron në fuqi, por në qetësi dhe durim”, kështu citohet prifti Sinisha Smiliq nga faqja në facebook Pravoslavni Ulcinj.

Kohë më parë në Shas kishte ardhur deri të një incident ku banorët vendas protestuan për një aktivitet të përfaqësuesve të të njëjtës kishë.

Po nga e njëjta kishë në vitin 2013, në Martinaj të Plavë Gucisë, kishin ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana e policisë malazeze.

Arrestimet kishin ndodhur pasi shqiptarët e kësaj treve kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe në pronësi të familjes Prelvukaj.

SHARE