Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga nesër, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.
Siç thanë ata, do të zbatohen këto çmime të derivateve të naftës:
BMB 98 – 1,51 euro/l (-0,03),
BMB 95 -1,47 euro/l (-0,03),
Naftë për ngrohje – 1,32 eur/l (-0,02),
Eurodizel -1,35 eur/l (-0,02).
“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 9 shtator dhe çmimet e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga data 10 shtator 2024”, thonë nga ai dikaster.