ESCOBAR: DUAM PËRKUSHTIMIN E KOSOVËS DHE SERBISË SE DO TË PËRMBAHEN NGA DHUNA

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shpreson që Kosova dhe Serbia deri më 1 shtator të gjejnë një zgjidhje për mospajtimet rreth përdorimit të dokumenteve personale dhe targave të makinave, që çuan në tensione në fillim të këtij muaji, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd në përfundim të vizitës në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, duke theksuar se të dyja palët duhet të jenë të përkushtuara që të përmbahen nga dhuna dhe të kërkojnë rrugë konstruktive përpara. Escobar nguli këmbë se palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e deritashme me theks të veçantë në marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

SHARE