Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq sugjeroi zhvendosjen e datës së pushimeve dimërore.
Ai tha se synimi është të ndihmohet turizmi dhe të mundësohet një organizim më i mirë i mësimdhënies.
“Pushimet duhet të jenë nga 15 janari deri në një ditë të caktuar të shkurtit, ndoshta edhe nga 20 janari. Në këtë mënyrë ndihmojmë turizmin dhe mundësojmë organizim më të mirë të shkollave, sepse ka pasur shumë probleme me ngrohjen”, tha Abazoviq.
Ai theksoi se krijohet efekti që qytetarët të kenë mundësi të shkojnë dhe të shijojnë malet me fëmijët e tyre.
Ai tha se i kupton standardet evropiane, por se nuk mendon se është diçka strikte.
“Unë i kuptoj standardet evropiane, por nuk mendoj se është një detyrim i rreptë, por që ne të vendosim si të na përshtatet. Për ne është më e volitshme që fëmijët të shkojnë në shkollë në fillim të qershorit sesa në janar”, tha Abazoviq.
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, sugjeroi që fillimi i vitit të ardhshëm shkollor të shtyhet.
“Ato dhjetë ditë të shtatorit janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe nuk do të prishnin shumë punë”, tha Damjanoviq.
Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq u përgjigj se departamenti do ta shqyrtojë seriozisht propozimin.